Ja ku ishte epiqendra e tërmetit që lëkundi Gjirokastrën

Epiqendra e tërmetit të fuqishëm që tronditi Gjirokastrën sonte në mbrëmje ishte fshati Fushëbardhë.

Sipas institutit të Sizmiologjisë, tërmeti kishte magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.

Për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo për dëme materiale të konsiderueshme.

Njerëzit janë kapur në panik duke dalë jashtë prej banesave apo lokaleve ku gjendeshin.