Ja kur tradhëtojnë meshkujt

Kriza e moshës së mesme është një moment që kalojnë shumë meshkuj dhe femrat duhet të jenë të vëmendshme!

Sipas një studimi të ri mosha kur meshkujt tradhëtojnë më shumë është mosha 33-vjeçare.

Arsyeja kryesore e tradhëtive është kalimi i moshës dhe ideja se meshkujt po plaken dhe nuk ndjehen më tërheqës dhe të dëshirueshëm.

Mosha që zë vendin e dytë për tradhëtitë është 49 vjeç dhe në vend të tretë, mosha 44 vjeç.

Studimi vlerësoi lidhjet e mijëra çifteve dhe rezultatet treguan që të dyzetat ishin mosha më e vështirë për meshkujt.

Në fund të të dyzetave meshkujt nisin të tradhëtojnë partneret e tyre dhe arsyet janë të shumta.

“Lumturia njerëzore arrin minimumin në moshën 40 deri në 42-vjeçare”, thotë drejtuesi i studimit Terence Cheng.

Pra kriza e moshës së mesme qenka më se reale!

Termi “Kriza e moshës së mesme” u konceptua fillimisht në vitin 1965 nga psikologu Elliot Jaques.

Sipas tij, kjo cilësohej si “dëshira e meshkujve për t’iu shmangur vdekjes duke patur lidhje me femra ëm të reja në moshë”.

eros