Ja pallati për të cilin akuzohet Flamur Bime

Në foton që shihni është pallati për të cilin është paditur kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, si dhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë. Pallati 7 katësh ndodhet në qendër të lagjes “18 shtatori”, ndërsa IKMT (Ish-INUK), thotë se ky objekt është ngritur në kundërshtimme legjislacionin shqiptar. Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh. Akuza për të paditurit  është “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”. Sipas Kodit Penal, ata  rrezikojnë të dënohen me gjobë ose me 7 vite burg. 

10913587_10202988911954041_2094979076_n