Ja si mund të përgjohet telefoni juaj, kur merret kodi IMEI

Detecting-the-SIM-Card-Change-on-your-Mobile-PhoneNëse dikush ka akses në telefonin tuaj celular dhe kodin IMEI, edhe vetëm për pak minuta, jeta juaj mund të kthehet si një libër i hapur për të gjithë. Disa programe përgjuese janë aq të sofistikuara, të cilat regjistrojnë bisedat tuaja, madje edhe në qoftëse nuk përdorni telefonin. Edhe mesazhet e fshira me anë të një teknologjie të lirë mund të gjenden. Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni në radhë të parë duhet të kuptoni bazën e funksionimit të teknologjisë. Përgjimi kërkon dy gjëra: kodin IMEI për telefonin dhe programin për t’u lidhur me këtë kod. IMEI “Pajisje telefonike identifikuese” dhe është një numër unik që ndodhet në baterinë e celularit. Ka tre vende që përgjuesit të gjejnë kodin tuaj IMEI 
1. Nga kontrata me kompaninë e telefonit psh me iPhonin. 
2. Nga bateria. 
3. Ose thjesht, duke shtypur në tastjerë *06*. Programi i përgjimit me anë të telefonit është shumë i lirë dhe gjendet në qindra faqe në internet, ose thjesht mund të instalohet, duke u shkarkuar nga interneti në telefonin tuaj, i cili zgjat pak sekonda. 
Kombinimi i programit në telefonin tuaj personal me numrin IMEI, dhe të tjerët mund të përgjojnë, duke monitoruar aktivitetet tuaja me anë të një kompjuteri në shtëpi ose smartphoni. Ndaj kini kujdes. Pyetja është “a janë këto programe të ligjshme”. Po nëse keni një telefon tuajin. 
Faqet e internetit që shesin këto produkte gjithmonë paralajmërojnë se nuk janë përgjegjëse për përdorime të paligjshme, ndërkohë që promovimi i këtyre programeve nuk duket të jetë i paligjshëm, sepse programet e përgjimit janë të padedektueshme dhe nuk kanë gjasa që të ndiqen penalisht. 
Nëse dyshoni se po përgjoheni duhet menjëherë të dërgoni smartphonin tuaj tek kompania që keni blerë telefonin, për t’i bërë një formatim nga e para, për t’u kujdesur më pas për telefonin tuaj si një kartë krediti mbushur me para. Mos e largoni nga sytë as për një minutë. Numri IMEI funksionon si një numër serial, duke e bërë më të lehtë regjistrimin e duke parandaluar shitjen e telefonave të vjedhur./Bw