Kadare: Nuk është katastrofë nëse nuk fitoj Nobelin

kadarePas marrjes së cmimit Jerusalem Prize 2015, shkrimtari Ismail Kadare flet për agjencinë franceze të lajmeve, AFP. Ndër të tjera Kadara ka thënë se nuk ndjehet i shqetësuar që s’e ka fituar ndonjëherë cmimin Nobel në letërsi, edhe pse është përfolur shumë herë si fitues i mundshëm. Sipas tij, ngaqë është përmendur shumë herë emri i tij, njerëzit kujtojnë se ai e ka fituar vërtet.

“Shtypi ka folur shpesh për këtë sa shumë njerëz mendojnë se kam fituar. Jam tashmë pjesë e asaj familje që është përfolur për çmimin dhe kjo është e rëndësishme. Do ishte e vogël dhe e pakuptimtë që të mërzitesh për këtë. Nuk do bëhesh hyjnor nëse e fiton atë. Dhe nuk është katastrofë nëse nuk e fiton”,- shprehet 79-vjecari.

Deri më tani, të gjithë ata që kanë fituar Jerusalem Prize 2015, kanë fituar edhe cmimin Nobel në letërsi. Të presim vitin tjetër nëse ky ogur I mirë do të ndjekë edhe shkrimtarin shqiptar.