Kadare rikthehet në qytetin e lindjes, të premten shkrimtari zbret në Gjirokastër

kadare2Shkrimitari i madh Ismail Kadare rikthehet pas shumë kohësh në qytetin e tij të lindjes Gjirokastrës. Të premten në mbrëmje ai do jetë në zonën historike të qytetetit për të t’u takuar me qytetarët dhe për të dhënë libra me nënshkrim.

Gjatë vizitës së tij në Gjirokastër është parashikuar edhe vajtja në shtëpinë e lindjes, e cila u rikonstruktua para pak kohësh.

Nga data 13 deri në 20 maj në shtëpinë e tij të lindjes është parashikuar të qëndrojë e hapur ekspozita “Qytetet e Kadaresë”. Në orën 11:00 ditën e premte, i pranishëm në këtë ekspozitë do të jetë edhe shkrimtari i shquar.

Kadare rikthehet në Gjirokastër edhe në kuadër të kremtimeve të vitit kulturor kushtuar atij, me rastin e 80 vjetorit të lindjes.

|Libohova Online|