Kakavie, policia greke kap 54 kg drogë. Shqiptari i kishte kaluar rregullisht kufirin shqiptar

sdbdfbcxvbfgjPolicia greke ka sekuestruar 54 kg marjuanë në pikën kufitare të Kakavijës.

Droga ishte e ndarë në 52 pako dhe u kap nga policia greke gjate një kontrolli në vijën e dytë të mjetit që drejtohej nga një shqiptar 40-vjeç, i cili kishte kaluar rregullisht kufirin shqiptar.

Shqiptari u arrestua ndërsa policia greke sekuestroi edhe 350 euro.

Më herët u kapën dhe 4 kg marjuanë në autobusin e linjës Igumenicë -Janinë, ndërsa u arrestuan dy shqiptarët 21 dhe 30 vjeç.