Kakavijë, arrestohet 34-vjeçari me dy qese kanabis

kakavijeArrestohet në flagrancë shtetasi Adriatik Xhelili, 34 vjeç, banues në Sarandë.

Ky person u arrestua pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë në dalje të Republikës së Shqipërisë, nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Nissan” me targ ATB 8342 ku drejtues mjeti ishte ky shtetas, i’u gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike, brenda së cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës  rezultoi 45 gramë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh “, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.