Kakavijë, arrestohet me kanabis 29-vjeçari

kakavijePolicia e Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një 29-vjeçar nga Saranda, pasi gjatë kontrollit rutinë është konstatuar një çantë e këtij shtetasi, brenda së cilës kishte 106 gram lëndë narkotike kanabis sativa.

I arrestuari është Kristo Dervishi.

Ai udhëtonte drejt Greqisë me një autobus.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e lëndës materiale, ndërsa materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda.