Kakavijë, bllokohen 10 mijë dollarë mallra kontrabandë

6ahhv1wDitën e sotme struktura të specializuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ushtruan një kontroll në Degën Doganore të Kakavijës. Drejtoria e Doganave njoftoi sot se gjatë këtij kontrolli u konstatuan mallra kontrabandë dhe u vendos masa e sekuestros për artikujt: pantallona xhins për të rritur në sasinë 1068 copë; filtra cigaresh 5.340 kg; brava për dyer të jashtme 64 copë dhe letra cigaresh 18.240 kg;  Detyrimi doganor dhe penalitetet për këto mallra arrijnë shumë e 10.000 $.

“Gjithashtu gjatë këtij operacioni të zhvilluar në Degën Doganore të Kakavijës u bë i mundur bllokimi dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të 74 pulteve komandimi, të cilat përdoren për kopjimin e frekuencave dixhitale, ose edhe bllokimin e tyre. Këto pajisje gjithashtu përdoren edhe për vjedhjen e makinave të tipeve të fundit. Hetuesit doganorë pasi bllokuan dhe sekuestruan mallrat e sipërpërmendur po përgatisin materialet për referim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër”,- njoftoi Drejtoria e Doganave.

Libohova Online