Kakavijë, kapen 108 kg drogë nga policia greke. E fshehur në sarbatorin e furgonit

kanabisPolicia greke në Kakavijë zbulon marijuanën që sapo kishte kaluar nga pala shqiptare. Droga u gjet në një furgon me targa shqiptare që do të transportonte zyrtarisht mallra të ndryshëm.

Sipas policisë greke, droga ishte fshehur në serbatorët e furgonit. Dyshohet se marijuanë ishte nga jugu i Shqipërisë, por pritet që të merret në pyetje shoferi shqiptar për të zbardhur grupin e trafikantëve.