Kakavijë, kapet kamioni me 700 dengje kanabis (FOTO)

Mediat greke kanë publikuar detaje të reja nga një kamion me kanabis i kapur në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, pak pasi kishte dalë nga kufiri shqiptar.

Sipas mediave greke, në kamion kishte 700 dengje me kanabis sativa, me peshë totale 1 mijë e 147 (1.147,423)  kg marijuanë e papërpunuar.

Drejtuesi i kamionit me targa shqiptare u arratis në këmbë në drejtim të kufirit të gjelbër për në Shqipëri, është shpallur në kërkim nga policia greke.

Sekuestrimi i lëndës narkotike u bë të enjten e shkuar rreth orës 20:30 minuta të mbrëmjes.

Droga ishte e fshehur dhe paketuar me kujdes në një hapësirë të projektuar posaçërisht në shtratin e kamionit (në foto).

Hetimet për rastin po zhvillohen nga Prokuroria e Janinës.