Kakavijë, ndalohen 68 klandestinë, pranga shoqëruesit shqiptar

klandestineNdalohen në Gjirokastër 68 klandestinë, në sajë të dy operacioneve të ndryshme në pikën kufitare të Kakavijës. Pjesa më e madhe klandestinëve të ndaluar, janë nga Siria.
Ndërkohë, policia ka vënë në pranga 1 person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, të cilët kryenin transportin e paligjshëm të klandestinëve. Në pranga është vënë Dritan Metushi, ndërsa në kërkim është shpallur Etjon Bregasi.