Kakavijë, ndalohen tre shtetas rumun me 6.4 kg flori

kakavijePolicia kufitare në Kakavijë nisi procedimin penal ndaj tre shtetasve rumun, të cilëve iu gjet në makinë 6 kg e 456 gr e dyshuar si flori.

Pas procedurave të regjistrimit në Sistemin  ’’TIMS’’,  punonjësit  e Policisë Kufitare Kakavijë e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë  për një kontroll më të detajuar .

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të ‘’Air Back’’  tek kroskoti  i makinës janë konstatuar të vendosura në disa çorape bizhu dhe zinxhitë të dyshuar si flori.

Menjëherë u bë bllokimi i mjetit dhe i sendeve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore filloi  procedimi penal në gjendje të lirë  i të tre shtetasve Rumunë: S. S , 41 vjeç, Dh.S , 27 vjeç dhe P. S  , 46 vjeç 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Gjirokastër për veprën penale ‘’Mosdeklasim të hoolash dhe të sendeve me vlerë’’.