Kakavijë, policia gjen 148 mijë euro në çantën e emigrantit

kakavijeNga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Kakavije gjatë kontrollit në vijën e dytë, në linjën Vlorë – Athinë u gjetën në cantën e shtetasit Andon Salati, 24 vjeç, lindur ne Vlorë dhe banues në Athinë një sasi prej 148.000 Euro të padeklaruara.

Për këtë shtetas filloi procedimi penal në gjendje të lirë për ‘’Mosdeklarim të vlerave monetare në kufij’’, gjithashtu po punohet për të zbuluar prejardhjen e tyre.