Kakavijë, policia greke arreston 3 shqiptarë në bagazhet e autobusit, pranga 2 shoferëve

17FC02C814169560FA0B25A1D62491C6Policia greke ka zbuluar tre klandestinë shqiptarë, të fshehur në një autobus shqiptar që sapo kishte kaluar Kakavijën. Ata ishin fshehur në vendin e bagazheve dhe synonin të mbërrinin në Athinë.

Tre klandestinët u arrestuan menjëhërë së bashku me dy shoferët e autobusit, 38 dhe 43-vjeçarë, njofton Ora News. Operacioni i Policisë greke u zhvillua në mesnatë, në vendin e quajtur Krioneri, ku autobusi shqiptar ishte duke lëvizur pasi kaloi kufirin.