Kakavijë, sekuestrohet drogë e armë, në pranga një grek

ame-droge-2Një qytetar grek është arrestuar dhe një sasi e konsiderueshme droge e armësh janë sekuestruar në pikën kufitare të Kakavijës.

Në pranga ka rënë 48 vjeçari C. Kontekakis. Gjatë një kontrolli në automjet, atij i janë gjetur dhe bllokuar 10.4 kilogramë heroinë dhe një kallashnikov e 17 pako e fishekë.

Policia po vijon me dokumentimin e ngjarjes dhe hetimin e mëtejshëm të saj.