Kaloi mallra kontrabandë nga Kakavia pesë vjet më parë, arrestohet 49-vjeçari

Lazarat policiaPolicia ndalon  një shtetas te shpallur  në kërkim për veprën penale  ‘’Kontrabandë me mallra të tjerë’’. 49-vjecari Arjan Zguro, banues në Tiranë, ishte dënuar me 1 vit burg.

 Ky shtetas u ndalua pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër  me vendim  Nr.21-2015-1071/223  datë 08.07.2015 e ka dënuar me 1(një) vit burg. Zguro në datë 10.12.2010  në Pikën Doganore Kakavie ka  kaluar me mjetin me targa TR 4267 K ,me të cilin transportonte  ‘’Lëndë druri’’ , të cilat   i  importonte nga Janina.

Për këto mallra nuk është kryer kontroll fizik por vetëm kontroll i dokumentacionit. Gjithashtu dyshohej se  në këtë mjet ka patur dhe artikuj të tjerë, të cilat ky shtetas nuk i ka deklaruar dhe i është shmangur detyrimit doganor.