Kanabis në qilarin e shtëpisë, një i ndaluar dhe një në kërkim

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në lagjen “Pllakë”, Gjirokastër, në banesën e shtetasit H.X., i cili prej dy muajsh jetonte familjarisht në shtetin Grek, kishte lëndë narkotike. Banesa e këtij shtetasi mirëmbahej nga një i afërmi i tij.

Në bazë të këtij informacioni u krye kontroll në këtë banesë.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në një nga ambjentet (qilarin) e shtëpisë u gjet e ambalazhuar në 17 thasë një sasi prej 90 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe një arkë me fishekë.

U bë ndalimi i shtetasit (presoni që mirëmbante shtëpinë) :

Hajri Dervishi, 59 vjeç, banues në lagjen “Puntore”, Gjirokastër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

H.X. (pronari i shtëpisë).

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit e kryer në bashkëpunim” të parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278/2 të Kodit Penal.