Kanabisi s’ka mbaruar, kapen edhe 370 kg

kanabis.okShërbimet e Policisë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Kamçisht, Memaliaj, në banesën e shtetasve K.M dhe F.M përpunohet lëndë narkotike Cannabis Sattiva, u zhvilluan një operacion.

Si rezultat i këtij operacioni, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në dy bodrumet e saj dhe në një kasolle afër shtëpisë u gjet lëndë narkotike në proces tharje.

Pesha totale e lëndës narkotike ishte 370 kg.

Dy shtetasit e lartpërmendur në momentin që ka ndërhyrë policia nuk ndodheshin në banesë.

Nga ana e Shërbimeve të Policisë u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

K.M dhe F.M, banues në fshatin Kamçisht, Memaliaj.

Policia po punon për kapjen e autoreve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.