Kanadaja hap dyert, mirëpret 305 mijë emigrantë. Ja si të aplikoni

asdfghjQeveria në Kanada, ka shpallur publikisht vendimin e saj për të mirëpritur 305 mijë banorë të rinj, emigrantë nga vende të ndryshme të botës që dëshirojnë të shkojë për të jetuar dhe punuar në këtë vend përtej oqeanit.

Kjo është dhe shifra më e lartë për emigrantët që ka shpallur qeveria kanadeze duke shënuar rritje me 7 për qind, krahasuar me planin e vitit 2015.

Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracionit për vitin 2016. Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë (IRCC, i njohur më parë si CIC), John McCallum, tha se departamenti i tij ka për qëllim të përshpejtojë kohën e procesimit për emigracionin familjar, emigrantët ekonomikë dhe pretenduesve për refugjatë duke zbatuar mësimet e nxjerra nga sjellja e 25.000 refugjatë sirianë në Kanada gjatë muajve të fundit.

McCallum tha se plani është i bazuar në traditën e Kanadasë si një vend mikpritës dhe bujar.

“Ne do të jemi në gjendje për të mirëpritur më shumë njerëz në Kanada”, ka thënë ai në një konferencë shtypi në Brampton, Ontario.

“Plani paraqet një ndryshim të rëndësishëm në politikën e imigracionit drejt bashkimit të shumë familjeve, duke ndërtuar ekonominë tonë dhe mbështetur traditat humanitare të Kanadasë për rivendosjen e refugjatëve dhe ofrimit të mbrojtjes për ata që kanë nevojë”.

Plani bën thirrje për lejimin e futjes në Kanada të rreth 280.000 deri në 305,000 banorëve të përhershëm në vitin 2016”, – tha z. McCallum.

Duke e quajtur si vendi që vë në shënjestër numrin më të madh të emigrantëve të rinj në kohët moderne, McCallum tha se qëllimi i qeverisë është që të “sjellë emigrantët të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një Kanada më të mirë”.

Më shumë mbi planin e emigracionit gjeni tek faqja zyrtare e qeverisë kanadeze duke klikuar këtu dhe mbi aplikimet, klikoni këtu.