Kapen 1800 pula të skaduara, groposen në fushat e Kakavies

mauniaNjë ngarkesë prej 1800 pulash u asgjësua në Gjirokastër për shkak se nuk përmbushnin kriteret për konsum. Kamioni me pula i bllokuar prej tre ditësh në pikën kufitare të kakavijes kishte mungesë dokumentacioni të rregullt.

Sipas  drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë në Gjirokastër Thoma Puriqi, dokumentacioni nuk përputhej me gjendjen reale të ngarkesës, pasi pulat në moshë madhore ishin paraqitur në dokumenta si zogj pule 35 ditësh. Po sipas Puriqit nuk dihet vendi i origjinës së këtyre pulave dhe mungon certifikata shendetësore e tyre.

Groposja e pulave është bërë në fushat pranë Kakavijes, rreth 3 km larg pikës kufitare nga punonjës të shërbimit veterinar që më pas kanë kryer edhe dezinfektimin e zonës.