Kapen 20 refugjatë në Nepravishtë, kishin si destinacion Gjermaninë

policia Nga Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije janë kapur 20 persona  në fshatin Nepravishtë. 

Pasi u kapën këta persona u shoqëruan  për në zyrat e Pikës  Kufitare Kakavije ku u intervistuan. 

Nga zbatimi i procedurave nga Sektori i Migracionit, rezultoi se shtetasit ishin  18 maroken dhe 2 palestinez. 

Të gjithë këta persona  kishin hyrë ilegalisht  nga kufiri jeshil me Greqinë, për të shkuar në Malin e Zi. 

Destinacioni përfundimtar i këtyre shtetasve ishte Gjermania.