Kapen 26 refugjatë afganë në Kakavijë, shumica minorenë

klandestinetPolicia kufitare e Kakavijës ndaloi 26 refugjatë afganë që kishin hyrë në mënyrë klandestine nga pjesa greke e kufirit.

18 prej shtetasve afganë ishin fëmijë të mitur dhe destinacion kishin Malin e Zi. Policia shqiptare nuk ka dhënë detaje rreth oraganizimit të trafikut të klandestinëve, por refugjatët që u kapën pranë kufirit pritet të rikthehen mbrapsht tek autoritetet greke.

Policitë e të dy vendeve po hetojnë mbi një organizim të mundshëm trafiku të grupeve të mëdha të refugjatëve, të cilët dyshohen se fshihen në zonat pyjore buzë kufirit me Shqipërinë dhe që kanë destinacion Malin e Zi dhe më pas vendet perëndimore. Shqipëria ka njohur javët e fundit grupe të shtuara të refugjatëve sirianë dhe afganë nga Greqia.

Autoritetet shqiptare po ndihmohen nga UNCHR për trajtimin e përkohshëm të refugjatëve, ku është hapur dhe një zyrë në Gjirokastër që koordinon operacionet e ndihmës në rajon.