Kapen 3 kg heroinë në Kakavijë, një në pranga

kakavijeSekuestrohen 3 kg heroinë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa ra në pranga poseduesi. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se gjatë kontrollit në vijën e dytë dhe me skaner, të mjetit tip Benz-Mercedes Vito, me targa AA 538 NM, me drejtues 39-vjeçarin Lulzim Bosnja, lindur dhe banues në Libofsh të Fierit u konstatua se në pjesën e kroskotit kishte disa pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte drogë.