Kapen 61 klandestinë sirianë pranë fshatit Glinë, mes tyre gra e fëmijë

klandestinet-noa61 klandestinë sirianë janë bllokuar nga policia e Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit.

Policia Kufitare që kryen patrullim në kufirin jeshil, në bashkëpunim me Forcat Delta, poshtë fshatit Glinë zbuluan dhe bllokuan 61 klandestinë nga Siria, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Klandestinët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek gjatë orëve të mbrëmjes, me destinacion Malin e Zi.

Aktualisht vijon puna nga ana e organeve përkatëse për rikthimin vullnetar të tyre në shtetin grek.

Libohova Online