Kapen 7 klandestinë sirianë në Kakavijë, vinin për herë të dytë në Shqipëri

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër njofton për ndalimin e shtatë klandestinëve nga Siria.

Ata kishin kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia në Shqipëri, por u ndaluan afër postës së vjetër të Mullirit.

Kjo ishte hera e dytë që ata ndalohen nga policia shqiptare. Klandestinët ishin të moshës nga 19 në 28 vjeç.

Në përfundim të procedurave, 5 prej tyre u rikthyen në Greqi, ndërsa dy të tjerë kërkuan azil në Shqipëri. Këta të fundit u dërguan në kryeqytet në Qendrën Kombëtare të Pritjes për Azilkërkuesit.