Kapen 70 klandestinë sirianë në fshatin Glinë, shqetësim për sjelljen e Ebolas në Shqipëri

Klandestine-Gjirokaster2-640x42570 sirianë janë kapur mbrëmjen e së hënës nga Policia e Gjirokastrës, ndërsa po hynin ilegalisht në Shqipëri nga Greqia. Ndërmjet tyre shumë ishin me familje. Sirianët u kapër në fshatin Glinë dhe ata deklaruan se kishin kaluar nga Greqia dhe po ashtu, tranzit do të kalonin edhe nga Shqipëria për të shkuar në njerin prej vendeve të BE-së.

Policia shqiptare vazhdimisht është përballuar vitin e fundit me fluksin e emigrantëve nga vendet e treta. Ata ikin nga lufta, por mbartin me vete dy rreziqe kryesore: Ndërmjet tyre fshihen ekstremistë islamikë dhe po ashtu, mund të sjellin në Shqipëri virusin e Ebolas.