Kapen me 32 kg kanabis, dy të arrestuar në Qafë Botë

6100664046_869cb92879_bDy persona janë vënë në pranga mëngjesin e së martës në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, pasi janë kapur në flagrancë me 32 kg lëndë narkotike kanabis sativa.Personat e arrestuar janë shtetasit Hasim Kaja, 21 vjeç, banues në Kryevidh, Kavajë (drejtuesi i mjetit), si dhe Artan Proshka, 31 vjeç, banues në Durrës.

Sipas policisë, në Pikën Kufitare të Kalimit Qafë-Bot Sarandë, shërbimet e Policisë Kufitare gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Seat’ me targë AA074OV, duke përdorur edhe qenin anti drogë kanë konstatuar në brendësi të kroskotit të automjetit disa pako të mbështjella ku dyshohej se ishin me lëndë narkotike.

Menjëherë është njoftuar grupi hetimor dhe Specialistët për Narkotikët ku gjatë kontrollit të imtësishëm u gjetën të fshehura 31 pako me lëndë narkotike me peshë totale rreth 32 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale