Kapen në Virua me 58 kg kanabis në “BMW”, arrestohen dy gjirokastritët (Emrat)

Polica e Gjirokastrës ka arrestuar dy persona pasi në automjetin e tyre gjeti 58 kg kanabis. Operacioni i koduar “Viroi” u finalizua në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Më poshtë njoftimi i policisë.

Si rezultat i operacionit,  në vendin e quajtur “Ura e Viroit”, në hyrje të qytetit Gjirokastër,  nga kontrolli që u krye në automjetin “BMV”, me targa A23 E 505, me drejtues shtetasin Petro  Ngucaj dhe me pasagjer shtetasin Çelo Çelo, u gjet një sasi prej 58 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Petro Ngucaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Çelo Çelo, 23 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.