Kapen tre çanta me hashash në Pogon dhe 100 gram kokainë

newego_LARGE_t_1101_32672__type13031-1 (1)Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është gjetur pasditen e djeshme në kufirin Shqipëri-Greqi.

Mediat greke shkruajnë se është sekuestruar 22 kg kanabis sativa dhe 100 gram kokainë. Droga u gjet e fshehur në zonë të pyllëzuar në kufirin mes Janinës dhe zonës shqiptare të Pogonit.

Hashashi ishte ndarë në 21 pako të ndryshme dhe ishte vendosur në 3 çanta.

Asnjë person nuk është arrestuar, ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar trafikantët që kishin fshehur drogën në zonën e pyllëzuar.