Kapet 46 kg hashash në Kakavijë, pranga 37-vjeçarit nga Shkodra

3.246 kg kanabis sativa u kapën nga policia kufitare e Kakavijës ditën e sotme. Në pranga u vu shtetasi Ridvan Stankaj, 37 vjec nga Shkodra.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e dyshemesë së një automjeti tip Fiat, me tarka AA 360 LR.  

Ajo ishte e mbështjellë me letër natriban dhe e ndarë në 53 pako. Dyshohet se Stankaj është pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Materialet i kaluan për veprime të tjera Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.