Kapet drogë në Kakavijë, pranga 32-vjeçarit (Emri)

Një ditë pas kapjes së 1.5 ton kanabis në Memaliaj, është kapur sërish drogë në pikën kufitare të Kakavijës. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Doganës kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë automjetin “Toyota Rav”, që drejtohej nga shtetasi Skerdi Hasani, 32 vjeç, banues ne Memaliaj, i cili udhëtonte për në Greqi.

Nga kontrolli i detajuar ka rezultuar se në gomën rezervë kishte të fshehura disa pako të mbështjella me letër natriban të cilat pasi u verifikuan rezultuan të ishin mbushur me kanabis. Nga peshimi doli që ishin 7 kg drogë. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit.