Kapet furgoni me 41 kg kanabis, arrestohet 56-vjeçari(FOTO)

Një sasi prej 41 kg kanabis është sekuestruar në Përmet gjatë finalizimit të operacionit antidrogë të koduar “Vila”.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative  se shtetasi Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike,  menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”.

“Si rezultat  i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku  rezultoi se në automjetin furgon  me targa PR 0756 A, i cili ishte  i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet  një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sativa”.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa u bë arrestimi i 56 vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.