Kapet i dënuari për drogë, forcat speciale e dorëzojnë në drejtorinë e Gjirokastrës

Policia ka arrestuar sot 36-vjecarin Florian Zeka, lindur dhe banues në fshatin Krahes- Memaliaj. Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim të mbetur në tentative. Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster për veprime të mëtejshme proceduriale. Më poshtë pamjet e shoqërimit të tij në ambientet e policisë.