Kapet me 2.6 gr hashash, arrestohet 27-vjeçari në Kakavijë

KakaviNga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve rrestohet në flagrancë shtetasi Kandiano Çuno, 27 vjeç, banues në Delvinë.

Ky person u arrestua pasi Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të automjetit  tip ‘’Opel’’ me targa ZKK 5602,  ku drejtues i mjetit ishte ky shtetas, në pjesën e poshtme të timonit, u konstatua një qese të vogël plastike, brenda së cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cnnabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës rezultoi 2.6 gr. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve’’ parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.