Kapet në Jorgucat makina me 10 kg kanabis, tre të arrestuar nga policia (Emrat)

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona në Kthesën e Jorgucatit, pasi në makinën e tyre u gjet kanabis. Të arrestuarit janë: Skënder Bilibashi, 28 vjeç, banues në Gjirokastër, Ermal Arapaj, 32 vjeç, banues në Gjirokastër, Fatmir Hyseni, 48 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Jergucat – Qafa e Muzinës, në vendin e quajtur ”Kthesa Jergucatit”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, me të cilin udhëtonin, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Canabis Sattiva” gjithësej 10 kilogramë e 100 gramë. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, Neni 283/2 i Kodit Penal