Kapet në Kakavijë një person me drogë, dy të tjerë humbin gjurmët

tmp_18509-droge-cante1906403542Zbulohet në Kakavijë lëndë narkotike dhe vihet në pranga një person.

Në kufirin jeshil, në Piramdën nr.28, është kapur 26- vjeçari Blerim Harrunaj me një çantë të zezë, në të cilën kishte shtatë pako të mbështjella me natriban ku brenda të tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike.

Nga peshimi rezultoi 7 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Mësohet se Harrunaj ishte nisur drejt Greqisë me dy persona të tjerë, të cilët arritën të largohen.

Gjithashtu po punohet për kapjen e dy personave të tjerë të cilët ishin së bashku me Harrunaj.

Tentativa për të trafikuar lëndën narkotike drejt Greqisë, u zbulua nga efektivët që kryejnë shërbim në vijën e gjelbër në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Lidhur me këtë rast vijojnë hetimet, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë