Kapet pa patentë, arrestohet 21-vjeçari

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi:

Endri Novi, 21 vjeç, banues në fshatin “Kodër”, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në rrugën Tepelenë – Bënç, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volswagen”, me targa AA 260PI.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.