Këpucari nga Lunxhëria porosit Flamur Golemin: Ti s’ke nevojë për këpucë, por…

Kandidati për deputet i PS-së në Gjirokastër, Flamur Golemi, ka zhvilluar së fundi takime elektorale në Lunxhëri. Ai bën me dije për ndjekësit e tij në Facebook edhe bisedën me një të moshuar me profesion këpucar. Ja çfarë shkruan Golemi.

Vazhdoj takimet derë më derë në Lunxhëri për dëgjuar çdo zë dhe për të kërkuar besim me votë në 25 qershor. Veçoj bisedën që pata Hetem Mullain (Tatai), një 88-vjeçar që ka punuar gjithë jetën si këpucar. Ka qepur e riparuar këpucë për të ecur lunxhotët ndër vite derisa mosha s’e lejoi më të punonte.
“Biri im, ec i sigurt në rrugën që ke zgjedhur, siç ke ecur deri më tani si doktor. Unë s’të bëj dot këpucë se ti i ke moderne, por do vij të votoj për ty edhe pse pleqëria më ka vënë poshtë”, më tha xha Hetemi me dashamirësinë e një të moshuari që do ta shikojë Shqipërinë një vend më të mirë për fëmijët, nipat dhe mbesat e tij.
Vota për Partinë Socialistë është e vetmja garanci për për të ardhmen tonë, për Gjirokastrën që duam, për Shqipërinë që duam.
#MeFlamurGolemin #PS