Kërkohej nga Interpoli, prangoset në Kakavijë 30-vjeçari

Në datë 29.04.2017, nga Specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi i shtetasit:

Elis Çoku, 30 vjeç, banues në Laç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në datë 29.04.2017 është kthyer si DEPORTIV nga Policia Greke në Pikën Kufitare Kakavije, ku nga verifikimet e kryera nga Specialistët e Policisë Kufitare rezultoi se shtetasi Elis Çoku, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar Urdhër Arresti më datë 21.07.2015 për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal dhe neneve 73-74 të Dekretit nr.309/90 ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg.

U njoftua ZQK Interpol Tirana për veprime të mëtejshme.