Kërkohej për kanabis, pranga 55-vjeçarit

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim :

Albano Rama, 55 vjeç, banues në fshatin Lulëzim,Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi :

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi këtij shtetasi në datën 19.07.2016, në fshatin Krahës, bashkia Memaliaj i janë gjetur të kultivuara 1300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.