Këshilli Kombëtar i Restaurimeve shpall “monument kulture” dy objekte në Libohovë

sahati libohove xhamiaDje u mbajt mbledhja e parë për vitin 2016 e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve.

Mes vendimeve të marra në këtë mbledhje, është edhe dhënia e statusit “Monument Kulture” dy objekteve të vjetra në Libohovë. Bëhet fjalë për Kullën e Sahatit dhe Xhaminë e Bejlerës.

Lajmi njoftohet edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, përmes rrjetit social Twitter.

Dhënia e këtij statusi këtyre dy objekteve nënkupton një vëmendje më të veçantë për to dhe i fut në listën e objekteve që mund të përfitojnë nga projektet e ndryshme restauruese.

Më herët gjatë vitit 2015 edhe shtëpia e lindjes së Avni Rustemit ka marrë statusin “monument kulture”, si dhe është premtuar restaurim i plotë i saj, bashkë me Kalanë e Libohovës.

Megjithatë mbetet për t’u parë gjatë këtij viti nëse do të investohet apo jo në këto monumente.

Kulla e Sahatit libohoveXhamia Libohove 1