Kineastët e qytetit

Nga Osman Buzo

Pranverë 2020. Jemi duke thithur ajrin e ndotur prej Pandemisë se virusit 19. Ngjarje si kjo jetohen nje herë në shekull. Janë degjuar të flitet për Mortajën ,gripin Spanjoll, Sarsin, Gripin e derrit …po ky virus ka zenë për gryke gjithë globin..Ne kinema eshte shfaqur dikur filmi “Dashuri në kohën e kolerës” . Qyteti Libohovë ka frymëmarje te shëndeteshme, as temperatyrë, as anoreksi .Zonë e gjelbër …Hej dreq shtetrethim. Tregje te mbyllura, taraba të kycura , gjallesa njerëzore të revoltuara .Cështë ky armik i maskuar , i pa dukshëm që na kërcënon. Edhe rrapi i mocëm , na tregon për epidemi që kanë shkelur shekuj më parë qytetin tonë .

Tek veranda ku është ulur këmbë kryq rrapi janë gdhendur në mermer dy kujtesa historike . Njera tregon si qytetarët e Libohovës luftuan kundër pushtuesit turk, kurse tjetra ,flet për cetën ,që u nis në luftën e Vlorës 1920 ,kundër pushtuesit Italian..Duhej dhe një ,armik i pa dukshëm “Virus” që po na vret pranverën në sytë tona .Maska dhe fytyra. Me këtë armik nuk matemi dot, është i pa dukshëm.Gjithë me keto hamëndje ,qëndroja i vecuar, te hieja e rrapit. Askush nuk afrohet tek tjetri . Ngjitës dhe i kudo gjendur në glob .Super fuqite fajësojnë njera tjetrën.Këmbët e gjarperit nuk gjënden.Qyteti jetonte pranverën e vet.asnjë viktimë.

Cezma pa rubinet te hoteli na fton të shuajmë etjen. Shikimi prek kalimtare të shkujdesur, pa maska anti virus , fëmijë që luajnë n ë botën e tyre . Në këtë panoramë , u shfaq para meje një shok i klasës Pajtim Ruci ish kino- mekaniku i qytetit, njeriu që ka shfaqur qindra filma dhe mijëra shfaqje kinemaje në shekullin e kaluar . Ne ish nxënësit e Hasan e Shazime Spahiut ,të Qazim e Zeho Zaimit , Athina Verdhit e Alqi Janit, mësuesve të tjerë shumë të nderuar, sot pensionistë, shikojmë me nderim ish nxënësit ,veprimtarë te dalluar në shekullin që lamë pas . U takuam të malluar ,se na afronin dhe profesionet ,unë jepja shfaqje me teatrin fëmijve në qarkun Gjirokastër , Pajtua jepte filma si “Kino Operator” në qytetin dhe rethinat e Libohovës .

Ai nuk e ngau kalin e dijes drejt universitetit , po ju qep kinemasë, që në vogëli dhe u bë kino -mekanik me patent , akorduar nga Kino Studjua Shqipëria e Re .. Fillimet e kesaj veprimtarie datojnë ne vitet 1964. Ai u takua me kinemanë ,q ë kur filmat shfaqeshin në oborin e sarajeve të bejlerëve dhe kur populli lajmërohej me honi nga bedenat e kalase .. Pajtua e bente shpesh lajmëtarin ,Vini re , Vini re, ka ardhur Kinemaja , film i bukur Luftarak . Nga kalaja shpesh flisnin dhe të tjerë si Mursin Hidja ,, i cili pas lajmit te filmit ja merte kengës , Marina , Marina .o no no no .Filmat shfaqeshin në murin e bardhe , te sheshi i zyrave te Lokalitetit .

Atje u shfaqnin filmat e pare shqiptare , si Skenderbeu, Tana , Furtuna etj ku degjohej dhe zhurma e motorit qe prodhonte energji elektrike, mbasi ishte koha pa energji . . Ndersa ne të vegjël, spektatore , shikonim filmat , Pajtua nuk i ndahej Suat Comos ,Kino operatorit të parë të Libohovës .Ai ja merte zanatin , duke prekur me dorë cdo gjë, kasetat e akteve dhe gjithë hamallëqet nga motorri te reklama. Duke parë këtë dëshirë të Pajtos, Suati e mbante si ndihmës deri sa mori patentën duke dhënë shfaqje kudo në jugë . Pas ushtrisë ,1969, Pajtua mori pjesë në shfaqje filmash ,n ë cerdhe , n ë kopështe ,në shkolla , në fshatrat , Suh ë , Labovë , Erind , Fushe Bardh ë , Dropull.. Në ato vite u b ë kinemaja stabël dhe me ekran të gjerë në Libohovë dhe u ngrit niveli kulturor i shfaqjeve . Kasetat e filmave vinin nga Tirana te Axhensia Gjirokastër dhe Pajtua i sillte me korierën e udhëtarëve.

Për lëvizjen nëpër fshatra aparatet vinin me auto-kinemanë e Jorgo Konomit deri ku kishte xhade , pastaj me kafshë në cdo fshat . Përvec lajmërimit me zë , përdoreshin dhe afishe të bëra nga piktor dezinjatori i shquar , Gani Buzo. Më vonë vinin dhe reklama nga Kino Studjua Tiranë .Filmat q ë u panë në atë kohë , janë të pa përsëritshëm . Ivan Brofkin , Roftë Zapata , Zonja e Pa Njohur , Tre musketjerët ,Të Mjerët . Kinemaja varej nga Gjirokastara tregon Pajtua ,ku drejtonin Stefan Veneti , Jorgo Cikolla dhe i famëshmi , Maliq Como .Me modesti Pajtua, shum i dashur me të gjithë . flet edhe per kolegët.

Ai vlerëson Kino operatorin, Suat Comon , si babain e Kinemase në Qytetin Libohovë,por dhe Ymer Bilbilin. Në Gjirokastër ,Bujar Qezin ,Petro Harillën, Jorgo Konomin dhe të tjerë. Kinemaja funksionoi edhe pas viteve 1990, kur u përmbys Diktatura. Pajto Ruci ishte aktiv dhe nuk e braktisi Kinemanë . Ai vraponte ngado, për të sjellë filmin aq të dëshiruar nga njerëzit, shpesh i vetmi gëzim që kishin. Kinemaja ka bashkëjetuar me Shtëpinë e kulturës , në një sallë. Përgjegjësit e kulturës ne vite si Foto Paguna ,Petrit Ruli , Osman Buzo , i kan ë dhënë përparesi filmit.Ish drejtuesi, Petrit Ruli flet me respekt për të pa lodhurin Pajtim Rruci i cili vente vetë në Kinostudjo ,per të sjelle filmat aq të dashur . Ai i trasportonte me mundim në trena , autobuza e koriera, Kasetat e filmave qarkullonin me afate kohore fikse në qytete të ndryshme dhe ai ishte garanti i nje pune jashtë kërkesave ligjore . Pajtim Ruci ishte dhe mbetet i pasionuari i Kinemasë . Gazmor , i muhabetit ai ecën krenar se i shërbeu qytetit me artin famoz të Kinemasë./ Gazeta Libohova