Kishte dy thasë me kanabis në makinë, i riu i shpëton policisë në postbllok, shpallet në kërkim

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim një të ri nga fshati Kalivaç i Memaliajt. Sipas njoftimit, thuhet se S.Z nuk i është i përgjigjur thirrjes së policisë për të ndaluar në postbllok, ndërsa po transportonte me makinë rreth 24 kg kanabis. Më poshtë njoftimi.

Më datë 05.09.2017, në aksin rugor Kalivç-Krahës,  shtetasi S.Z, me automjetin e tij “Fiat Punto”, pas thirrjes që i është bërë nga shërbimet e policisë për të ndaluar, ky shtetas është larguar me shumë shpejtësi,  ku në rrugë ka hedhur 2 (dy) thasë plastmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Më  pas ky shtetas ka braktisur automjetin  në fshatin Krahës. Nga shërbimet e policisë vijon puna për kapjen e këtij shtetasi.  Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 23 kg e 500 gr, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po kryhen veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe  po punohet për kapjen e këtij shtetasi.