Kishte mbushur bagazhin e makinës me tre thasë kanabis, arrestohet 34-vjeçari

e8528a6fa61c46d0f25468c0d4798ed2_lNga Shërbimet e Policisë është konstatuar një tjetër rast i “Prodhimt dhe shitjes së lëndëve narkotike”.Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gëzim Rrapa, 34 vjeç, banues në Gjirokastër, (i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, është konstatuar një automjet tip “Renault”, me targa AA 309 ET, me drejtues shtetasin e mësipërm.

Pas kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë, në automjet, në pjesën e bagazhit i’u gjetën 3 thasë me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.

Pesha totale e lëndës narkotike ishte 10 kg. Lënda narkotike u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”