Kishte mbushur fuçitë me kanabis, arrestohet 62-vjeçari

Sekuestrohen 138 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, arrestohet në flagrancë një shtetas. Mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë policore se në banesën e shtetasit Demo Zana, në fshatin Nivicë, Tepelenë kishte lëndë narkotike, specialistët e Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Tepelenë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në këtë ambjent.

Si rezultat i kontrollit në banesë u gjetën 138 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi :

Demo Zana, 62 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.