Klandestinët nga Siria, ndalen 7 shtetas në fshatin Vrisera

klandestine_17 shtetas sirianë janë ndaluar mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Kakavijës, në afërsi të fshatit Vrisera, Dropull. Ata kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës thonë se klandestinët kishin si destinacion Malin e Zi, ndërkohë që pas kryerjes së proçedurave përkatëse, ata janë depërtuar sërish te pala greke.

Policia kufitare ka shtuar patrullimet në kufirin e gjelbër me Greqinë për të parandaluar hyrjen e klandestinëve nga vendet e treta.