KLSH zbulon shkeljet, këshilltarët në Bashkinë Libohovë dhe dy ish-komunat morën lekët pa qenë në mbledhje

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një tjetër shkelje gjatë auditit në Bashkinë Libohovë, ish-Komunën Zagorie dhe ish-Komunën Qendër Libohovë, për periudhën 2013-2015. Sipas raportit, janë shpërblyer me pagesa këshilltarë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në asnjë mbledhje të këshillit.

Konkretisht, KLSH thotë se 16 këshilltarë në Bashkinë Libohovë janë shpërblyer me rreth 4.1 milionë lekë të vjetra. 13 këshilltarë janë shpërblyer me rreth 3.1 milionë lekë të vjetra në ish-Komunën Qendër Libohovë dhe 9 këshilltarë janë shpërblyer me rreth 3 milionë lekë në ish-Komunën Zagorie.

Në total janë rreth 10. 3 milionë lekë të vjetra që këta këshilltarë i kanë përfituar padrejtësisht dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkon Bashkisë Libohovë të kërkojë në rrugë ligjore kthimin pas të këtyre parave. Më poshtë pjesa e raportit të KLSH-së ku flitet për këtë shkelje.

|Libohova Online|