Koço Kokëdhima: Kanabisi i Lazaratit ka pasur sukses në Europë, ndaj duhet legalizuar

lazaratiKoço Kokëdhima këmbëngul në idenë për legalizimin e hashashit në Shqipëri. Idene e tij për të legalizuar mbjelljen e kanabisit, deputeti socialist e mbrojti edhe në studion e ABC News.

Sipas tij, ekonomisë shqiptare do t’i mungojnë paratë që hynin në Shqipëri nga shitja e kanabisit në Lazarat, një handikap që duhet korrigjuar.

Kokëdhima thotë se sot kanabisi është një bimë shumë e vlefshme për bujqësinë dhe të ardhurat e buxhetit. Deputeti socialist e argumentoi kërkesën e tij për egalizimin e kanabisit, me suksesin që pati në Europë cilësia e kanabisit të Shqipërisë.

Sipas tij, ka ardhur koha që prodhimi i kanabisit në të gjithë Shqipërinë dhe tregëtimi i tij të mos bëhet në rrugë të paligjshme, por të kontrollohot nga shteti. Rreth 6 muaj më parë, qeveria deklaroi fitoren mbi bimën që njollosi për vite Shqipërinë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Sot, e njëjta bimë, nga Koço Kokëdhima shihet si shpëtimtare për bujqësinë dhe buxhetin e shtetit